Aventurës i erdhi fundi! Gennaro Gatusso nuk është më trajneri i Marseille

by admin
Spread the love

Më pak se 5 muaj pas mbërritjes së tij në fushë, Gennaro Gattuso pritet të largohet shpejt nga OM.

Nuk ka zgjidhje, ai beson se nuk mund të bëjë mrekulli me lojtarët që ka në dispozicion. Aventurës i erdhi fundi.

Më 27 shtator, Olympique de Marseille zyrtarizoi ardhjen e Gennaro Gattuso, duke zëvendësuar Marcelinon. Një përmbysje e papritur në sezonin e Marsejës, e cila kishte nisur në këmbë të gabuar me eliminimin e Champions League kundër Panathinaikos dhe transformimin në 4-4-2 që nuk kishte funksionuar. Ardhja e italianit, me karakter të fortë, duhet të vendosë rregull.

Mjerisht, mungesa e karakterit e vërejtur në skuadrën e Marsejës në javët e fundit bëri që trajneri Italian Gennaro Gattuso të besojë se nuk ka më alternative zgjidhjeje për të kthyer Olimpikun e Marsejës aty ku duhet. OM ka fituar vetëm një ndeshje në 2024, në Coupe de France kundër Thionville. Që atëherë, në Ligue 1 si në Ligën e Evropës, ka qenë një rrëmujë, me lojtarët që nuk mund të fitojnë apo të mbajnë një rezultat.

Strasburgu, Rennes, Monako, Lyon, Metz, Brest, aq shumë kundërshtarë që përfituan nga njëfarë apatie nga lojtarët e Marsejës, të cilët rrallëherë ishin bindës. Hapsira e transferimeve dimërore përfundimisht nuk i përmirësoi mangësitë e vërejtura gjatë pjesës së parë të sezonit, si fatkeqi Ulisses Garcia që i ofroi topin e golit Lees-Melou kundër Brest të dielën në mbrëmje. Gattuso dukej i pafuqishëm përballë mungesës së revoltës nga lojtarët e tij, të cilët megjithatë u tronditën, si nga drejtuesit ashtu edhe nga tifozët.

Asgjë nuk ndodhi dhe përveçse kërkoi falje, Gennaro Gattuso dukej krejtësisht i pafuqishëm pas disfatës në tokën Bretone të dielën në mbrëmje. Koha e tij në pankinë ka përfunduar pa lënë gjurmë në qytetin e Marsejës si Marcelino apo Michel para tij. Trajneri i radhës, profili i të cilit tashmë po studiohet, në çdo rast e di se ku po shkon!


Top Channel

You may also like