Avdullah Hoti: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, meriton t’i liberalizohen vizat

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mendon se qëndrimet e dy shteteve të BE-së që janë kundër liberalizimit të vizave nuk duhet të ngriten në nivel të udhërrëfyesit të ri të vizave për Kosovë.

Sipas Hotit, Kosova nuk ka më asnjë kusht për liberalizimin e vizave ngase të gjitha janë përmbushur.

Postimi i plotë:

“Qëndrimet e dy vendeve të BE-së për të mos liberalizuar vizat për kosovarët, qëndrime të cilat janë krejtësisht rezultat i dinamikës së tyre të brendshme politike, nuk duhet lejuar të ngriten në nivel të çfarëdo udhërrëfyesi të ri për liberalizim të vizave për Kosovën. Qasja e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, është vetëm arsyetim për të prolonguar më tej këtë vendim të BE-së.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe meriton t’i liberalizohen vizat.

Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje pozitive. Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019. Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova” shkruan Hoti në reagim.

You may also like