AUV konstaton se nuk ka pasur helmim nga ushqimi në konviktin “Pellagonia” – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori: Unë çdo ditë ha ushqim këtu, studentët nuk duhet të frikësohen

Ivica dhe shokët e tij pas dy jave po hanë sërish ushqim në menzën e konviktit “Pellagonia”. Menza ishte pothuajse e zbrazur.

Por Agjencia e Ushqimit ka vërtetuar se ushqimi që po servohet është i sigurtë dhe se studentët që janë ankuar për helmim nuk janë helmuar nga ushqimi i konviktit.

“Sa nuk ishte hapur kuzhina kemi ngrënë në vende tjera, kemi blerë në vende tjera. Unë nuk isha i helmuar por shokët e dhomës disa ditë kanë vjellur. Nuk frikësohem fare që të konsumoj nga këtu ushqim”, thotë Ivica Cvetkovski, student.

Drejtori i Drejtor i konviktit Agim Fejzullahu thotë se studentët nuk duhet të frikësohen për të konsumuar ushqimin pasi është i sgurtë.

“Shumicën e ushqimit e konsumoj këtu, ulëm bashkë me studentët në atë mënyrë arrijmë që të bisedojmë që ta avansojmë ushqimin. Unë jam I kënaqur nga puna e kolëgëve të kuzhinës”, deklaroi drejtori Agim Fejzullahu.

E studentëve do t’u konpenzohen ditët që nuk kanë konsumuar ushqim nga kuzhina, do të paguajnë më pak për muajin janar, thotë Fejzullahu.

“Nga sot kemi filluar me funskionim të kuzhinës. Gjatë këtyre inspektimeve kemi marrë këshilla nga këto vet institucione se si duhet të vazhdojmë më tutje me punë. Kemi marrë vendim për këto ditë të humbura nga menza nga shërbimet e ushqimit do tua kompenzojmë studentëve nga participimi që është paraparë për ta paguar”, tha Fejzullahu.

Ndryshe, inspektorë para dy jave marrën monstra të ushqimit në Shtëpinë studentore “Pellagonia” pas ankesave të sutudentëve se janë helmuar nga ushqimi që konsumojnë në kuzhinën e konviktit. Në këtë konvikt ka mbi 900 studentë të cilët paguajnë rreth 3 mijë denarë në muaj për gjumë dhe ushqim./KlanMacedonia

You may also like