AUV-i garanton se produktet në treg i plotësojnë kriteret – Thaçi sqaron procedurat e inspektimit

by admin
Spread the love

Nga Serbia në Kosovë nuk vijnë produkte me origjinë shtazore, ngase kompanitë nga ky shtet nuk pranojnë që t’i plotësojnë certifikata sanitare siç kërkohet me ligjet e aplikueshme në vend.

Në treg nga ky shtet shiten vetëm
produkte që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar ka konfirmuar për Ekonomia
Online, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi.

Sipas tij, produktet që vijnë nga ky
shtet janë të sigurta për konsum. Ai shtoi nuk ka rëndësi origjina se nga vjen
malli vetëm se duhet të jetë i sigurt, ndryshe nuk lejohet të hyjë në Kosovë.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi origjina
se prej nga vjen një mall, ai duhet të jetë i sigurt për konsum, sepse ky është
mandati ynë që kemi. Produkte me origjinë shtazore nga shteti i Serbisë nuk
kemi për shkak se ata nuk i plotësojnë certifikatat veterinare siç kërkohet me
ligje të aplikueshme në Kosovë”.

“Nga Serbia kemi vetëm produkte që i
nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe secili produkt procedura, standardet e
kontrollit kufitar janë të njëjtat dhe vetëm kur plotësohen kushtet se a i
plotëso kriteret kryesore që garanton siguri lejohet të hynë në vendin tonë në
të kundërtën ngarkesa kthehet në vendin e origjinës”, tha ai.

Thaçi ka thënë se kanë kryer
inspektimin e dy rasteve të dyshuara për helmim ndaj të cilave janë marrë të
gjitha veprimet ligjore. Ai tha se ndaj këtij rasti do të dërgohet edhe
fletëparaqitje për gjykatë.

“Ne në kohën e fundit kemi pasur dy
raste të dyshuara me helmim, të dy i kemi trajtuar me kompetencë të plotë. Në
secilin rast që në momentin që jemi njoftuar nga Policia apo Instituti Kombëtar
i Shëndetit Publik ne menjëherë kemi ushtruar kontroll tek operatorët ekonomik
që dyshohet, dhe ndaj të dy rasteve ne kemi marr të gjitha veprimet ligjore,
kemi bërë mbyllje të përkohshme, kemi marr mostra për analiza dhe po ashtu ne
do të dërgojmë edhe fletëparaqitje për gjykatë varësisht nga rezultati që del
nga laboratori”.

“Edhe konsumatorët kurdo që kanë
dyshime që janë të rrezikuar nga ndonjë produkt i caktuar të njoftojnë
agjencinë sepse siguria ushqimore është interes nacional dhe është burim i
shëndetit dhe jetës të qytetarëve tonë”, tha Thaçi.

Sipas tij, të gjitha ushqimet që dalin
në treg kontrollohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndryshe nëse ai
produkt nuk i plotëson kriteret ligjore asgjësohet.

“Të gjitha ushqimet që dalin në treg
në qarkullim për konsumatorët kontrollohen nga Agjencia e Ushqimit dhe
Veterinarisë çoftë nga importi apo prodhime vendore, të gjitha duhet t’i
plotësojnë kriteret ligjore për t’u cilësuar apo vlerësuar si të sigurta që ato
të lejohen të dalin në treg. Në të kundërtën çdo produkt që nuk i plotëson
kriteret ligjore ai produkt nuk lejohet të dal në treg dhe asgjësohet”, tha Thaçi.

Ai shtoi se Agjencia e Ushqimit dhe
Veterinarisë, në vazhdimësi bënë thirrje për rritjen e numrit të inspektorëve.

“Ne në vazhdimësi paraqesim kërkesën
për nevojë për shtim të numrit të inspektorëve dhe jemi në pritje të marrim
aprovimin që të shtojmë kapacitetet tona humane me kontrolle të sigurisë
ushqimore sipas sektorëve që ne kemi”.

“Ne kemi transferuar inspektorët komunal në agjenci por kjo nuk do ë thotë se ata kanë ardhur ta përkrahin agjencinë ata përsëri do të kontrollojnë në komunat ku ata kanë punuar deri dje, vetëm si përgjegjësi ata kanë dalë në kuadër të agjencisë që ne t’i inkorporojmë me kontroll sipas planeve nacionale për kontrolle dhe mostrim që kështu të jetë vetëm një autoritet përgjegjës për sigurinë ushqimore ashtu siç është rregulluar edhe në shtetet e tjera”.

You may also like