Autorja e ekspozitës me fotografi nga lufta: I kemi ruajtur me krenari të madhe (VIDEO)

by admin
Spread the love

Fotografi të pa publikuara më parë, të realizuara gjatë kohës së luftës, u prezantuan pas 24 vjetësh.

Në një intervistë për Klan Kosovën, autorja e ekspozitës me fotografi nga lufta, Mirvete Hasani, ka treguar se çka saktësisht përbajnë fotografitë e shfaqura në ekspozitën e hapur në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ajo ndër të tjera është shprehur se secila fotografi e ekzpozuar ka një vlerë të madhe dhe tha se ato janë ruajtur me krenari të madhe, përcjell Klankosova.tv.

“Këto fotografi janë të gjitha gjatë luftës, që nga 98-ta, deri në qershor të 99-tës me 18 qershor që ka qenë dita e çlirimit të Skenderajt. Bashkë me bashkëluftëtaret e mia, kemi grumbulluar foto sa kemi mundur dhe më fund, pas një viti e gjysmë e hapëm këtë ekspozitë. Çdo fotografi e ka vlerën e vet dhe i kemi ruajtur me krenari të madhe”, është shprehur ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like