Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes gjatë festimeve

by admin
Spread the love




Autoritetet shtetërore po ju bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit. Shërbimi i Asistencës Mjekësore Urgjente rekomandon terapi të rregullt për pacientët me sëmundje kronike, kujdes me marrjen e ushqimit për ata që i janë përmbajtur agjërimit të Krishtlindjeve, përdorimin e moderuar të pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet nga alkooli, zënkat dhe aksidentet në trafik. Në veçanti apelojmë popullsinë e re dhe të mitur që të mos përdorin pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Gjithashtu apelohet që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur dëmtimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda.


You may also like