Autobusi përplaset me një makinë në rrugën Shtip- Koçani, një person ka humbur jetën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur sonte mes një autobusi me targa të Berovës dhe një veture Opel Astra me targa Probishtip në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, në vendin e quajtur “Tri çeshmi”.

Sipas informatave fillestare nga zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti ka ndodhur në ora 19:45. Mjekët e Emergjencave kanë konstatuar se pasagjeri i veturës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi me lëndime është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit.

Drejtori i Spitalit Klinik- Shtip, Alen Gjeorgjijev për MIA ka konfirmuar se një person është duke marrë ndihmën mjekësore. Udhëtarë të lënduar në autobusin nuk ka.

Policia dhe Prokurori Publik kanë dalë në teren ndërsa rruga e shpejtë Shtip- Koçani është i mbyllur për qarkullim.

 


You may also like