Autobusi i aksidentuar në Vragoli po bartte nxënës nga Presheva (VIDEO)

by admin
Spread the love

Autobusi që u aksidentua me një kamion dhe një veturë në Vragoli ishte duke bartur nxënës nga Presheva për një ekskursion në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.

“Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit”, tha Arifi, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar 30 persona si pasojë e përplasjes së një kamioni, autobusi dhe një veture.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Vragoli, lëndohen 30 persona

You may also like