Austri: Vrioni shënon sërish dhe çon Tirolin në finalen e Play Off-it

by admin
Spread the love

Xhiakomo Vrioni nuk ndalet në Austri me skuadrën e Tirolit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it të Conference League kundër LASK dhe ka kualifikuar skuadrën e tij në finale.

Bomberi shqiptar, që shënoi golin e tij të 18-të sezonal në kampionatin austriak me Tirolin, do të sfidojë Rapidin e Vienës në finalen e Play Off-it, që vlen një vend në Conference League sezonin e ardhshëm/

Vrioni, që është në pronësi të Juventusit, ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, por me shumë mundësi do të luajë në një kampionat më të rëndësishëm sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

You may also like