AUSTRI – Rritet inflacioni i çmimeve me shumicë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-DPA/-Inflacioni i çmimeve me shumicë në Austri u përshpejtua për herë të parë në katër muaj, në tetor, sipas të dhënave paraprake të “Statistics Austria”.

Indeksi i çmimeve të shitjes me shumicë u rrit 21,2% në terma vjetore, në tetor, pas një rritjeje prej 20,6% në shtator.

Përshpejtimi i inflacionit u ndikua kryesisht nga një rritje prej 93,5% e çmimeve të kimikateve industriale.

Kjo u pasua nga një rritje prej 85,8% e çmimeve të lëndëve të tjera djegëse të lëngëta dhe të gazta dhe produkteve të ngjashme.

Në terma mujore, çmimet e shitjeve me shumicë u rritën me 3,1% në tetor, mbi fitimin prej 0,2% në shtator.

Rritja më e madhe mujore e çmimeve është regjistruar edhe te kimikatet industriale me 20,8%. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like