AUSTRI – Inflacioni rritet në 11,1% në janar

by admin
Spread the love

VJENË, 1 shkurt /ATSH-DPA/- Inflacioni i çmimeve të konsumit në Austri u përshpejtua për herë të parë në katër muaj në janar, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë për familjet, sipas shifrave paraprake të “Statistics Austria”.

Indeksi i çmimeve të konsumit, ose CPI, u rrit 11,1% në terma vjetore, pas një rritjeje prej 10,2% në dhjetor.

Arsyet kryesore të rritjes së inflacionit, në fillim të vitit, ishte rritja e çmimit të energjisë në banesa, pavarësisht frenimit të çmimit të energjisë elektrike, tha Enti i Statistikave.

“Masat për të kontrolluar kostot e rrjetit, të cilat aktualisht janë rritur ndjeshëm, nuk pritet të hyjnë në fuqi deri në muajin mars”, tha drejtori i përgjithshëm i “Statistics Austria”, Tobias Thomas.

Çmimet e karburantit regjistruan një rritje të lehtë në janar. Krahasuar me muajin e kaluar, CPI-ja u rrit me 0,8% në janar pas një rritjeje prej 0,2% në dhjetor.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 11,5% në terma vjetore, pas një rritjeje prej 10,5% në dhjetor. Në bazë mujore, inflacioni i BE-së u rrit me 0,8% pas një rënie prej 0,3% në muajin e kaluar.

Statistikat e Austrisë do të publikojnë të dhëna të detajuara për inflacionin e IÇK-së së janarit më 23 shkurt.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like