Australia publikon listën e Botërorit, talenti i Romës refuzon ftesën

by admin
Spread the love

Bie në sy një mungesë mes të grumbulluarve të Australisë për Kupën e Botës, Katar 2022. Në listën e 26 futbollistëve të grumbulluar nga tekniku Graham Arnold, nuk është romanisti Cristian Volpato, që ndonëse kishte marrë ftesën për të marrë pjesë në Botëror ka refuzuar grumbullimin.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për teknikun e Italisë, Roberto Mancini, që mund të grumbullojë në të ardhmen një talent. / Oversport.tv

Ja dhe lista e plotë e Australisë për Katar 2022:

Portierë: Matt Ryan, Andrew Redmayne, Danny Vukovic

Mbrojtës: Nathaniel Atkinson, Joel King, Aziz Behich, Kye Rowles, Milos Degenek, Harry Souttar, Thomas Deng, Bailey Wright, Fran Karacic

Mesfushorë: Keanu Baccus, Jackson Irvine, Cam Devlin, Riley McGree, Ajdin Hrustic, Aaron Mooy

Sulmues: Martin Boyle, Garang Kuol, Jason Cummings, Matthew Leckie, Mitch Duke, Awer Mabil, Craig Goodwin, Jamie MacLaren

Foto: Socceroos Twitter

You may also like