Australia pezullon sërish lejen e qëndrimit për Djokovic, tenisti mund të dëbohet para “Australia Open”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Australia ka pezulluar për herë të dytë lejen e qëndrimit për tenistin Novak Djokovic.

Vendimi i ministrit të emigracionit Alex Hawke do të thotë se sportisti, që hyri në Australi i pavaksinuar mund të dëbohet e kështu të mos marrë pjesë në “Australia Open”.

Megjithatë, 34-vjeçari serb mund të vazhdojë sfidën ligjore për të qëndruar në vend.

Djokovicit iu ndalua hyrja javën e kaluar për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Ai tha se infektimi i tij me Covid në mes të dhjetorit plotësonte kushtet për të huajt që hynin në Australi, por autoritetet ia anuluan vizën me bazën se nuk ishte një përjashtim i vlefshëm.

Djokovic u mbajt në paraburgimin e imigracionit në Melburn për pesë ditë, ndërsa ai kundërshtoi urdhrin e dëbimit.

Të hënën një gjykatë anuloi anulimin e vizave të qeverisë pasi konstatoi se zyrtarët e imigracionit nuk kishin ndjekur procedurën e duhur.


Top Channel

You may also like