Australia mund të ofrojë pilula antivirale deri në fillim të vitit 2022

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri australian i Shëndetësisë Greg Hunt tha të hënën se një pilulë eksperimentale që tregon shenja të zvogëlimit të shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19 mund të jetë në dispozicion në Australi në fillim të vitit të ardhshëm.

Prodhuesi i barnave Merck tha javën e kaluar se ilaçi antiviral Molnupiravir uli përgjysmimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Kompania me bazë në New Jersey tha se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në SHBA dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e pilulës, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Australia kishte ftuar Merck të aplikonte për të miratuar ilaçin nga rregullatori australian, Administrata e Mallrave Terapeutike, tha Hunt.

Nëse miratohet, pilula mund të plasohet në Australi në tre muajt e parë të vitit 2022, shtoi ai.

You may also like