Australia edhe Emiratet e Bashkuara sigurojnë shansin e dytë për “Katar 2022”

by admin
Spread the love

Irani, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Japonia janë kualifikuar në “Katar 2022”, kurse Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të përballen mes tyre për të pasur një mundësi të dytë kundër vendit të dytë në grupin e Amerikës Latine.

Arabia Saudite ka marrë vendin e parë në grupin B, pasi mposhti Australinë me rezultatin 1-0, duke shfrytëzuar barazimin 1-1 të Japonisë kundër Vietnamit.

Irani ndërkohë e mbylli me fitore, pasi mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Lebanonin dhe i mori vendin e parë Koresë së Jugut, që u mposht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këta të fundit ruajtën vendin e tretë me fitoren 1-0 që arritën sot, duke fituar garën me Irakun që barazoi 1-1 ndaj Irakut.

Japoni-Vietnam 1-1
Shënues:
Yoshida 55’ / Binh Nguyen Thanh 19’

Iran-Lebanon 2-0
Shënues:
Azmoun 35’, Jahanbakhsh 72’

Siri-Irak 1-1
Shënues:
Al Dali 3’ / Hussein 31’

Emiratet e Bashkuara Arabe-Koreja e Jugut 1-0
Shënues:
Suhail 54’

Oman-Kina 2-0
Shënues:
Al-Alawi 12’, Fawaz 74’

Arabia Saudite-Australia 1-0
Shënues:
Al Dawsari (pen.) 65’

Foto: UAE NT منتخب الإمارات, Twitter

You may also like