Augsburgu surprizon Leverkusenin, Leipzig ndalet në shtëpi nga Koln

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar pesë ndeshje të tjera të javës së dytë të Bundesligës gjermane. Bayer Leverkusen është mposhtur sërish, këtë herë në shtëpi nga Augsburg me rezultatin 1-2. Ishin golat e Jensen dhe Hahn ato që i dhanë tre pikët Augsburgut, ndërsa për Leverkusen shënoi Aranguiz.

Ka fituar ndërkohë Hoffenheim përballë Bochum me rezultatin 3-2. Vendasit arritën një përmbysje të madhe edhe pse e panë vetën në disavantazhin e dy golave pas dygolëshit të Zoller.

Baumgartner, Kabak e Dabbur ishin ata që i dhanë tre pikët Hoffenheim në këtë përmbysje të madhe. RB Leipzig është ndalur në një barazim 2-2 në shtëpi përballë Koln. Golat e Werner dhe Nkunku nuk mjaftuan për vendasit që ndanë nga një pikë me Koln i cili vendosi baraspeshën me golat e Dietz dhe autogolit të Gvardiol.

Po në barazim janë mbyllur edhe dy sfidat e tjera Hertha Berlin-Eintrach Frankfurt në shifrat 1-1 dhe Werder Bremen-Stuttgard me rezultatin 2-2. /oversport.tv

Foto: Bayer 04 Leverkusen, Twitter

You may also like