Augsburg shmang rënien nga Bundesliga, Hertha Berlin drejt shpëtimit

by admin
Spread the love

Augsburg ka siguruar matematikisht qëndrimin në Bundesliga edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Bochum në transfertë.

Vendasit nuk kishin ndonjë motiv në këtë ndeshje. Augsburg ishte i karikuar dhe që në minutën e 15-të Hahn zhbllokoi ndeshjen. Gregoritsch më pas shënoi edhe golin e qetësisë.

Hertha Berlin gjithashtu është shumë pranë sigurimit të qëndrimit në Bundesliga, pasi fitoi ndeshjen direkte kundër Stuttgart me shifrat 2-0.

Selke në minutën e katërt dhe Belfodil në shtesë i dhanë goditjen skuadrës mike, që është më e rrezikuara për të rënë të Bundesliga 2. / oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA 31

Bochum-Augsburg 0-2
Shënues:
Hahn 15’, Gregoritsch 43’

Hertha Berlin-Stuttgart 2-0
Shënues:
Selke 4’, Belfodil 90+3’

Foto: FC Augsburg, Twitter

You may also like