Audi projekton një makinë koncept private për metropolet kineze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Audi zbuloi sot një koncept makine të projektuar për përdoruesit në qytetet metropol të Kinës. Makina synon të tregojë se si pasagjerët e së ardhmes mund t’i largohen stresit të jetës duke u “fshehur” në automjetin privat.

I ashtuquajturi Koncept sfera urbane e Audit është ende shumë larg prodhimit. Megjithatë, automjetet me 6 pasagjerë u jep banorëve të metropoleve një vështrim tek e ardhmja që Audi imagjinon për ta.

Në të ardhmen, trafiku mund të përkeqësohet, por përvoja në kabinë do të personalizohet por t’u dhënë mundësinë për t’u çlodhur nga jeta urbane.

Makina e së ardhmes do të kryejë disa funksione, duke i lejuar drejtuesit të punojnë, të çlodhen apo të socializohen – sipas shtëpisë automobilistike. Audi ua ka besuar krijimin e kabinës shumëpërdorimshme dizajnerëve, e cila mund të shndërrohet në një zyrë, kinema apo dhomë ndenjjeje me një buton.

“Nuk është më vetëm një çështje lëvizshmërie, se si shkohet nga pika A te B, por si përdoret koha gjatë udhëtimit. Natyrisht mund të ketë një mori mundësish të ndryshme”, – tha Markus Duesmann, president i Këshillit të Administrimit të AUDI AG dhe përgjegjës i tregut kinez në një deklaratë për media. Ai e cilësoi sferën urbane “një qasje tërësisht të re, e zhvilluar nga brenda-jashtë”.

Image Credits: Audi

Kina është një treg kyç për pjesën më të madhe të shtëpive automobilistike.

“Falë drejtimit të automatizuar dhe dixhitalizimit, kemi raste të përvojës tërësisht të reja që sot, në të vërtetë, nuk mundemi ende t’i mendojmë plotësisht”, tha Duesmann. Sfera urbane synon rehatinë e pasagjerëve edhe në zonat më të populluara, sipas kompanisë.

Audi synon që kabina të tërheqë “së pari të gjitha shqisat; jo vetëm aspektin por edhe prekjen dhe ndjesinë e materialeve”, – tha Christian Becker, menaxheri i dizajnit të brendshëm të Audi.

“Nuk duhet të jetë i rrëmujshëm apo i mbushur, por as nuk duhet të duket bosh”, – tha Baker, duke treguar minibarin dhe shpërndarësin e ujit në pjesën qendrore. “Këto janë të gjithë elemente shumë entuziasmuese, që vërtet mund të nxisin emocione pozitive”.

/ Tech Crunch


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like