Atletico triumfon me një gol në minutën e 100-të, Levante shokon Granadan

by admin
Spread the love

Një gol i Yannick Carrasco nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 100-të i ka dhuruar fitoren Atletico Madrid përballë Espanyol.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, madrilenët zhbllokojnë shifrat me Carrascon në pjesën e dytë. Geoffrey Kondogbia prish planet e Simeones, pas largohet nga fusha me karton të kuq dhe vetëm pak minuta më vonë, miqtë barazojnë shifrat me de Tomas.

Atletico pretendon një penallti në minutat shtesë dhe pas verifikimit në VAR gjyqtari akordon 11-metërshin, që shndërrohet në gol nga Carrasco. Një fitore e vuajtur e ardhur në minutën e 100-të mban madrilenët në zonën Champions.

Keidi Bare ka luajtur për 59 minuta në këtë takim. Shqiptari tjetër që aktivizohet në kampionatin spanjoll, Myrto Uzuni ka luajtur 21 minuta në humbjen shtëpiake të Granadas përballë Levantes.

Një disfatë që komplikon seriozisht pozitat e skuadrës së shqiptarit, që tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Foto: Atlético de Madrid Twitter

Spanjë – LaLiga / Java e 32-të

Atl. Madrid- Espanyol 2-1

Carrasco 52’, 90+10’ / de Tomas 74’

Granada- Levante 1-4

Collado 90+2’ / Gomez 17’, Morales 56’ (pen), Malsa 77’, Soldado 90+5’

You may also like