Atletico Madrid mposhtet nga Sevilla

by admin
Spread the love

Sevilla ka fituar në fund derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Ekipi i Julen Lopeteguit ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e tretë me radhë Atleticos së Diego Simeones.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve shënuan edhe nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë dhe ishte Ivan Rakitic, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.

Atletico arriti të kthehet në lojë në minutën e 33-të duke shënuar me anë të mbrojtësit Felipe për 1-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë thuajse e barabartë me të dyja skuadrat që rrezikonin dhe kërkonin fitoren, por të cilin e arritën vetëm vendasit.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi krejt në fund, pasi ishte Lucas Ocampos, i cili në minutën e 89-të shfrytëzoi për mrekulli një tollovi në zonë për të shënuar për fitoren 2-1.

Me këtë fitore, Sevilla e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë apo pesë me pak se lideri Real Madridit, ndërsa Atletico zë vendin e pestë me 29 pikë.

You may also like