Atletico bie në shtëpi, Villarreal e surprizon në “Wanda Metropolitano”

by admin
Spread the love

Atletico Madrid është mposhtur në shtëpi nga Villarreali me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së dytë të LaLiga. Të besuarit e “Cholo” Simeone janë ndëshkuar nga golat e Yeremy Pino dhe Moreno të cilët i dhanë edhe tre pikët “Nëndetëses së verdhë”.

Është Villarreali që rrezikon edhe në fillimin e takimit duke treguar se ka ardhur në “Wanda Metropolitano” për të dalë me pikë të plota. Është Yeremy Pino ai që jep sinjalet e para për miqtë, e më pas Lo Celso, Capou e Gerard Moreno provojnë të prishin ekuilibrat, por pa sukses.

Atletico nga ana tjetër jep shenja jete me Cunhan, por pa sukses. Ekuilibrat e takimit prishen në minutën e 73 kur Yeremy Pino ndëshkon Atleticon. Simeone udhëzon ekipin të dalin përpara, por ekipi lëshon shumë hapësira në mbrojtje.

Nga kjo gjë përfiton Gerard Moreno që vulos edhe rezultatin final të takimit në minutën e fundit duke i çuar shifrat në 2-0. Kështu pas dy javës Atletico ka grumbulluar vetëm tre pikë, ndërsa Villarreal qëndron ende me pikë të plota. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Twitter

You may also like