Atletet e Michael Jordan shiten në ankand për 1.47 milionë dollarë

by admin
Spread the love

Atletet, të cilat ylli i basketbollit Michael Jordan i ka mbajtur veshur gjatë një prej lojërave të tij janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1.47 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë e paguar për një palë atlete të basketbollistit.

Ai i përdori atletet e bardha me logo të kuqe Nike Air Ships, gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. Në atë vit, ai dhe Nike filluan bashkëpunimin, për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

Atletet me nënshkrimin e basketbollistit u blenë nga Nick Fiorella, koleksionist i njohur./revistawho.com

You may also like