ATK: Nga muaji janar deri në shtator, kemi arritur që të formalizojmë 2756 punëtorë

by admin
Spread the love

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes
një njoftimi ka bërë të ditur, se që nga muaji janar deri në shtator të këtij
viti, ka arritur që të identifikojë dhe formalizojë 2756 punëtorë të pa
regjistruar.

Më tutje në njoftim thuhet se
formalizimi i të punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e
Administratës Tatimore të Kosovës.

Potimi i plotë:

Formalizimi i të
punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Administratës Tatimore të
Kosovës, e cila ka intensifikuar aktivitetet e saj në këtë drejtim.

Si institucion, në
vazhdimësi kemi trajtuar këtë dukuri dhe nga inspektimet që janë bërë bizneseve
në teren nga muaji janar deri në shtator të këtij viti, kemi arritur që të
identifikojmë dhe formalizojmë 2, 756 punëtorë të pa regjistruar.

Aktualisht
Administrata Tatimore ka filluar me zbatimin e tri projekteve të mëdha të
përmbushjes, ku secila prej tyre ka indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin
e punëtorëve, projektet në fjalë si ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë,
akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit
të rrezikut. Këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në
dhe përmes së cilave ne synojmë trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo
punës së pa deklaruar.

Po ashtu, Qeveria e
Republikës së Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes
vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike,
konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i
rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të
punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit.

Njëherit, ATK
inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar
nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 sepse duke deklaruar punëtorët, ju ndihmoni direkt
në uljen e informalitetit në këtë sektor.

 

You may also like