ATK inkurajon qytetarët të raportojnë moslëshimin e kuponëve fiskal

by admin
Spread the love

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për të lajmëruar rastet e mos-lëshimit të kuponëve fiskal. Përpos kësaj ATK apelon të raportohet edhe korrupsioni apo sjelljet jo të mira nga stafi në linjën pa pagesë 0800 80 800, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë rrugëtimit të saj QTH në vazhdimësi ka shtuar aktivitetet e punës, gjithashtu çdo vit janë rritur edhe rezultatet për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Tatimpaguesve dhe qytetarëve iu është ofruar informacion dhe asistencë përmes telefonit për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, obligimet e tyre tatimore, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore. Thirrje të realizuara me sukses për një dekadë janë 365,685, ndërsa vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve kap shifrën e 22.9 milion euro.”

Administrata këtë apel e bëri me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Qendrës së Thirrjeve brenda këtij institucioni, e cila është themeluar në vitin 2011.

“Veç këtyre, tatimpaguesit kanë pasur mundësin që të kontaktojnë stafin e QTH për të marrë informacione për TVSH, TAP, TAK, regjistrimin e biznesit, çregjistrimin, E-deklarimin, borxhin, deklaratat që mungojnë në sistem, arkat fiskale, gjobat e papaguara, për të denoncuar evazionin fiskal dhe shumë çështje të tjera tatimore.”

Qëllimi i kësaj qendre është që të kontaktojë dhe të komunikojë me tatimpaguesit dhe t’iu ofrojë shërbime të gjithë atyre që kontaktojnë këtë qendër, për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore.

You may also like