Athletic Bilbao rikthehet te fitorja, mposht Alaves

by admin
Spread the love

Bilbao tregoi se kërkonte maksimumin në këtë ndeshje, pasi i mjaftuan 5 minuta për të kërcënuar portën e kundërshtarit, me një penallti. Gjithsesi te pika e bardhë shkoi Raul Garcia i cili gaboi përballë portierit Pacheco dhe ishte një moment që ndryshoi ndeshjen.

Alaves provoi të shënonte por pa patur saktësin e duhur, ndërsa baskët tentuan në minutën e 33 me mbrojtësin Vivian. kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Raul Garcia shënoi golin e avantazhit për baskët në minutën e 44-t duke rikuperuar dhe atë gabim të fillim sfidës.

Në fraksionin e dytë Alaves ishte shumë pran golit të barazimit, por Luis Rioja gaboi, ndërsa 12 minuta më pas ishin vendasit që me Inigo Martinez i shkuan pran golit të dytë. Skuadra e Marcelinos nuk ia doli të shënonte golin e sigurisë, por ia doli mjaftë mirë të mirë-administronte rezultatin dhe kronometrin duke ruajtur deri në fund rezultatin dhe golin e Raul Garcia.

Bilbao rikthehet kështu te suksesi i munguar në tre javët e fundit dhe duke prekur vendin e 6 me 13 pikë, ndërsa Alavas u rikthye përsëri te humbja, dhe kjo e San Mames ishte e 6 sezonale, duke mbetur në vendin e 19 me vetëm 3 pikë


Top Channel

You may also like