Atentati në Elbasan, lidhjet e viktimave me Alibejt dhe Talo Çelën

by admin
Spread the love

Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri janë viktimat e atentatit të sotëm ne Elbasan, të dy janë persona me precedent penal dhe se kanë lidhje me persona të tjerë nga bota e krimit në këtë qytet.

Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakaj që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte. Nga hetimet ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

Çollaku dyshet se është personi që ka bashkëpnuar me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018. Erjon Alibej nga ana tjetër dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Lulzim Bitri rezulton se është një n ga personat më të afërt të Talo Çelës,  i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela akuzohet se është personi që vrau me armë zjarri vëllezërit Haxhiaj, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozën, si dhe është person i dyashuar si pjesë e grupti kriminal të grabitjes së parave në Rianas./Opinion.al

 

You may also like