Atentati me dy viktima në Elbasan, Policia: Po punohet për kapjen e autorëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas policicë, Bitri 35-vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Ndërkohë, tek metalurgjiku është djegur një automjet tip “Volo”, e cila dyshohet se u përdor nga autorët.

Dy viktimat e atentatit të sotëm janë persona me precedent penal. Aktualisht është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve dhe ka ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Njoftimi i Policisë

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh e Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al

You may also like