Atdheu tregon vështirësitë që po kalon nëna e tij në betejën me sëmundje e kancerit

by admin
Spread the love

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit dhe fushatës sensibilizuese i janë bashkuar shumë personazhe të njohura dhe me ndikim në vendin tonë.


Kësaj kauze i është bashkuar edhe Atdhe Xharavina, nëna e të cilit momentalisht është duke u përballur me këtë sëmundje.

Ai tregoi se nëna e tij vuan nga kanceri, dhe i shprehu dashurinë dhe mbështetjen, edhe përmes ekranit.

“Meqë është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, dua t’ia shpreh mamit tim që e dua fort dhe do të më ketë mbrapa gjithë jetën, se e kam dhe vetë mamin me kancer”, tha Atdheu i prekur, duke i dhënë kurajo kujtdo që është duke luftuar me këtë sëmundje. “Mos u dorëzoni”, tha ish-konkurrenti, i përlotur, si rrallëherë.


You may also like