Atdheu hyn në “Big Brother”, takohet me Antonelën dhe Arjolën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

23:16 | 28 Dhjetor 2021

Antonela sonte hapi “Kutinë e Pandorës”.

“Kutia e Pandorës” ka dy zarfa e cila përfshin një lajm të mirë dhe një jo i mirë, shkruan lajmi.net.

Lajmi i mirë ishte se kuptoi gjininë e fëmijës së motrës ndërsa lajmi jo i mirë ishte se do takohet me një nga personat jashtë “Big Brother”.

Ai ishte ish-konkurrenti i programit Përputhen, Atdhe Xheravina i cili erdhi për tu sqaruar lidhur me akuzën që Antonela i kishte bërë se Atdheu ka afirmitet me Arjola Demirin.

Ndërkohë, Atdheu e sqaroi këtë akuzë duke e quajtur shumë të ulët këtë gjë sepse ai e ka mike shumë të mirë banoren e “Big Brother”.

“Ju po i bëni njëra-tjetrës dhunë psikologjike në vend që të qëndroni së bashku”, ndër tjera i tha Atdheu, Antonelës.

Ndërsa për Arjolën, Atdheu tha se i ka ndikuar keq se Antonela ka shtuar dyshimet për një afirmitet mes tij dhe Arjolës.

“Unë isha shumë e shqetësuar dhe shoqe me Antonelën nuk bëhem”, tha Arjola kur u pyet nga Arbana për mendimin e saj.

Në vazhdimësi, pas takimit me Antonelën, Atdheu kërkoi ta takonte edhe Arjolën i cili dha përqafime të ngrohta, gjithashtu edhe i tregoi se është një nënë perfekte./Shqip/

 

You may also like