“Ata janë njerëz pa njerëz”, Dafina Dauti flet për problemet me ish-bashkëshortin dhe gjyqin

by admin
Spread the love

Dafina Dauti shpesh është përfolur në medie për jetën e saj private.

E ftuar në emisonin “Gjesi” këngëtarja ka folur si rrallëherë, duke zbuluar detaje të shumta, nisur nga ndarja me bashkëshortin, shkruan Reporteri.net.

“I kam dy vajza, i rrisë vetëm, kujdesem vetëm për to. Gjithë bota është e imja”, tha fillimisht Dafina, derisa nuk mungoi edhe një këshillë për gratë tjera të divorcuara.

“Gratë duhet të vazhdojnë jetën se jeta është shumë e bukur, e sidomos kur ke fëmijë, është edhe më e mirë, çdo gjë është më ndryshe”.

“Sja vlen me fol për një njeri që nuk kujdeset as për fëmiun e vetë. Jam përballur me gjyq, dhe ata kanë vendosur që fëmijët unë t’i marrë. Kam thënë që fëmijët nuk dua të jenë nën emrin e babait, gjithashtu s’kam pranuar që as financiarisht, pasi e kam marrë përgjegjësinë vetëm”.

Sa i përket raporteve me familjen e ish-bashkëshortit, Dafina dha deklaratën e fortë.

“Të them të drejtën ata janë qaq njerëz pa njerëz, sa që nuk dua as të flas për ta. Nuk kemi asnjë raport, asnjë kontakt dhe as nuk do të ketë në të ardhmen.”, tha Dauti.


You may also like