Astrit Haliti e mohon që është trajner në klub: Jam kryetar i federatës 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, e mohon që është trajner edhe në klub.

Ai e sqaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nuk është e vërtetë që është trajner edhe në klub: “Jam kryetar i Federatës së Notit të Kosovës”. 

Haliti më tej tha se trajneri i Kombëtares e ka të drejtën të jetë edhe trajner i klubit, duke dhënë edhe arsyetimin e tij.

“Nëse dikush mendon që federata duhet të ketë shembull, trajner të kombëtares mos mund të jenë edhe trajner të klubeve, është e pamundur sepse edhe në botë, në secilin shtet, shumica e trajnerëve që udhëheqin reprezentacionin janë edhe trajnerë në klube të notit. 

Fatmirësisht ky është sport individual, në kohë matje, mundësi e devijimit të rezultateve është minimale, 100 për qind e pamundur.

E kemi shembull një trajner që është në bord dhe udhëheqë me klub, vjen prej grupit trajnerëve dhe krejt varet se si është rregulluar me statut federatës. Gjyqtari i notit është edhe anëtar i bordit. Me dokumente të federatës nuk është konflikt interesi, nëse ka konflikt interesi, ia shpjegojmë dhe nuk e lejojmë gjë të tillë”, përfundon Haliti.

You may also like