Aspak qetësi te Prishtina edhe pas largimit të Ramadanit, vijojnë largimet!

by admin
Spread the love

Edhe pas largimit të Zekirja Ramadanit, skuadra e Prishtinës nuk po gjenë qetësi. Me largimin e strategut shkupjan, drejtuesit e skuadrës me më shumë trofe në Kosovë shpresonin se gjërat do shkonin më mirë, mirëpo nuk po ndodh ashtu.

Si duket faji nuk ka qëndruar te Ramadani, po diku tjetër, pasi edhe me ardhjen e strategut boshnjak, Abdullah Ibrakoviç, rezultatet po mungojnë, shkruan “infOSport.mk”.

Prishtina e Ibrakoviç u mund dje nga Llapi i Tahir Batatinës me shifrat 3:2, me ç’rast tashmë “bardheblutë” nga kryeqendra kosovare ngecin plotë 10 pikë ndaj vendit të parë, që aktualisht mbahet nga Drita e Ardian Nuhiut, që ka 34 pikë.

Përveç rezultateve, ardhja e Ibrakoviç ka sjellë edhë tërmet, kur janë në pyetje largimet e futbollistëve.

Pasi largoi Besart Berishën dhe Kristi Vangjelin, tashmë Ibrakoviç pritet të largojë edhe pesë futbollistë të tjerë. Fjala është për Sabien Lilajn, Xhevdet Shabanin, Samuel Mone, Florent Avdylin dhe Eglant Haxhon.

Gjithë këto emra  nuk do të jenë pjesë e Prishtinës nga janari, pasi trajneri nuk llogarit në shërbimet e tyre. Nga Prishtina mund të largohet edhe sulmuesi Otto John, por vetem në rast se drejtuesit arrijnë ta gjejnë një zëvendësues adekuat.

Prishtina në afatin kalimtar kishte ofruar shumë futbollistë, por mosha e tyre ishte e madhe, duke pasur edhe probleme pastaj me lëndimet e tyre.

You may also like