Asnjë rast pozitiv me variantin e ri të koronavirusit në Kosovë

by admin
Spread the love

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Në Kosovë nuk ka asnjë rast pozitiv me variantin e ri të koronavirusit,Omicron.

Klan Kosova me anë të burimeve brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka mësuar se nga mostrat që ishin dërguar për sekuencionim gjenetik në Gjermani asnjë nuk ka dalë me Omicron.

Shumica e mostrave pozitive janë me variantin Delta dhe disa të tjera me variantin Delta Plus.

IKSHPK-ja i ka pranuar këto rezultate sot, ndërsa dërgesa e radhës për sekuencionim për identifikim e varianteve të mostrave pozitive do të bëhet më 9 dhjetor.

You may also like