Asnjë futbollist spanjoll titullar, tifozët madrilenë i kërkojnë falje ish-trajnerit të kombëtares, Luis Enrique – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madrid bëri historinë në humbjen ndaj Villareal, duke e nisur sfidën pa një spanjoll në ekip. Një disfatë që nuk është kapërdirë mirë në kampin kryeqytetas, që tashmë humbasin disi terren me kreun. Kjo humbje solli në vëmendje edhe një debat të tërë kombëtar.

Shumë prej tifozëve madrilenë ishin kritik për ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, që e akuzonin se nuk kishte marrë shumë futbollistë të Realit në Kupën e Botës në Katar. Diçka që tashmë konfirmohet për shkak së në radhët e klubit mbretërorë nuk ka të shumtë, pasi edhe drejt turneut të Lindjes së Mesme udhëtuan vetëm dy futbollistë të Realit, Asensio dhe Carvajal.

Përdorues të rrjeteve sociale kanë përdorur ironinë dhe për t’i kërkuar falje Luis Enrique. Tekniku Carlo Ancelotti kishte ulur në stol 6 futbollistë spanjollë, dy prej të cilëve i hodhi në fushë për disa minuta, por pa arritur që të bëjnë diferencën.

Real Madrid e nisi me 3 francezë, 2 brazilian e gjermanë, si dhe një austriak, belg, kroat dhe uruguajan ndaj Vijarealit, një përballje që e humbi me shifrat 2-1. Kjo ishte humbja e dytë në këtë sezon për Real Madrid në kampionat, ku mban vendin e dytë me 38 pikë.

Klan News

You may also like