Asllani: Rasti i humbur ndaj Barcelonës? Nuk fjeta për katër netë

by admin
Spread the love

Rasti i humbur në fundin e takimit në sfidën Barcelona-Inter nga Kristjan Asllani nuk është harruar ende. Ka qenë vetë mesfushori i kombëtares shqiptare që përgjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” tregon ndjesitë pas rastit të humbur që i mohoi Interit një fitore historike në “Camp Nou.

“Edhe nëse nuk e kujtoj unë, më bëjnë ta mendoj njerëzit kur jam duke ecur në rrugë. Është histori e gjatë, por mund të them se qëndrova katër netë pa gjumë. Rasti mu ngulit në mendje dhe e shikoja çdo natë.

Fillimisht dëshiroja të pasoja direkt topin për Mkhitaryan, më pas preferova të stopoja topin dhe më pas të pasoja, por u vonova me kontrollin e topit dhe nuk kishte më hapësirë. Mendova më pas të shënoja vetë, por gjithçka shkoi keq”, u shpreh Asllani për rastin e humbur në “Camp Nou”. /oversport.tv

You may also like