Asllani nga minuta e parë, publikohen formacionet zyrtare të Bayern-Inter

by admin
Spread the love

Bayern Munich-Interi është supersfida e kësaj mbrëmjeje në Champions League me të dyja ekipet që luajnë një ndeshje prestigji pasi e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Në prag të kësaj sfide janë publikuar edhe formacionet zyrtare ku do ta nisë nga minuta e parë talenti kuqezi Kristjan Asllani.

Simone Inzaghi i ka besuar një fanellë titullari mesfushorit shqiptar duke i dhënë edhe çelsat e mesfsushës. Ai do të ndajë repartin së bashku me Barellan dhe Gagliardinin, ndërsa krahët do të mbulohen nga Bellanova dhe Barella.

FORMACIONET ZYRTARE

BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Ulreich; Mazraoui, Upamecano, Pavard, Stanisic; Sabitzer, Kimmich; Coman, Gravenberch, Mané; Choupo-Moting.

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lautaro, Correa

You may also like