Asllani: Ishte e vështirë të gjenim hapësira

by admin
Spread the love

Pas barazimit 0-0 me ishujt Faroe, në emisionin “Kuqezi”, Kristjan Asllani u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares.

“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim.

Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam.

Por, një barazim është në rregull.

Përshtatja me Baren?

Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu.

Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë.

Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, u shpreh Asllani.

You may also like