Asllani i jep lamtumirën Empolit: Me keqardhje të madhe po lë një grup fantastik

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani ka postuar në rrjetet sociale një shkrim të gjatë ku i ka dhënë lamtumirën Empolit. Mesfushori shqiptar që u transferua tek Interi ka falenderuar të gjithë personat që e shoqëruan në aventurën e tij 13-vjeçare me Empolin duke e nisur nga magazinierët e deri tek presidenti i klubit.

“Ka ardhur momenti që të largohem nga shtëpia ime e dytë, pas 13-vitesh me këtë fanellë nuk mundem të bëjë asgjë tjetër veçse të falenderoj dhe të bëj tifo gjithmonë për ju.

Po e lë këtë grup me persona fantastikë me një keqardhje shumë të madhe.

Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse t’i falenderoj me gjithë zemër dy magazinierët fantastikë, Sauro dhe Luca, të gjithë fizioterapistët që kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë, doktorët, dy drejtuesit e ekipit Graziano dhe Simone, trajnerin dhe të gjithë stafin e tij, drejtorin Açardi, si dhe presidentin që më ka mbështetur gjithmonë që nga momenti që kam ardhur në Monteboro.

I përshëndes dhe i falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qëndruar gjithmonë pranë nesh.

Dhe në fund përshëndes shokët e mi të skuadrës, ata që më integruan menjëherë në grup dhe së bashku kemi kaluar momente lumturie dhe emocione të pabesueshme.

Ka qenë një kënaqësi, faleminderit për gjithçka”, shkruhej në postimin e Kristjan Asllanit. /oversport.tv

You may also like