“Askush nuk më ka akuzuar për korrupsion”, Berisha tregon se çfarë bëri kur mori vesh që është shpallur non-grata: U habita

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot nga “Foltorja” në Peshkopi kryeministrin Edi Rama por edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Berisha tha se PD nuk ka lidership, ndërsa tregoi se në 2017-ën kishte menduar të rikthehej në krye të partisë.

Berisha tha se një ditë pasi u shpall non-grata nga SHBA për korrupsion masiv dhe ndikim në drejtësi, u ndje i habitur, pasi siç tha ai “askush s’më ka akuzuar kurrë për korrupsion”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Ato daulle nuk janë dasme por beteje, do të përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë. PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme, nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj. Me datën 25 prill në darkë, çfarë tregonin sondazhet, tregonin se vetëm 19% e shqiptarëve që kanë votuar PD, kishin votuar për kryetarin. Pra ne shkuam në kutitë e votimit symbyllur, mirënjohje atyre që na votuan se ne drejtues nuk kishim. Në 2017-ën kur i kërkova dorëheqjen, ndoshta duhet të kisha vendosur të rikthehesha. Tre javë pas zgjedhjeve, DASH më shpalli mua person non-grata për të hyrë në SHBA. Unë ju them ju këtu, të nesërmen, e kam pyet veten, çfarë kam bërë unë që 8 vite pasi jam larguar nga çdo funksion drejtues, që kurrë në jetën time nuk kam patur asnjë akuzë për korrupsion dhe tani shpallem non-grata.”, tha Berisha.

You may also like