Askush nuk e vërejti pasagjerin e vdekur në avionin turk

by admin
Spread the love

Në një avion që po qarkullonte nga Stambolli për në Hamburg, është gjetur një kufomë e ulur në karrige. Autopsia zbuloi se burri ishte i infektuar me koronavirus. Mbetet ende e paqartë se si përkundër infektimit ai ka mundur të futet në avion.

Më 25 tetor, nga Stambolli u ul në Hamburg një avion i linjës ajrore Pegasus, shkruajnë mediat gjermane. Sapo avioni çarter u ankorua, pasagjerët u larguan nga avioni. Vetëm një burrë mbeti i palëvizur në vendin e tij, transmeton portali Shtegu. Kur ekuipazhi donte t’i kërkonte pasagjerit të largohej nga avioni, pasoi tronditja: Burri (51) ishte i vdekur!
Fillimisht u shkaktua frika se personi në Stamboll ishte sjellë i vdekur në bord. Megjithatë, ky dyshim nuk u vërtetua, siç raporton “Hamburger Abendblatt”.

Ndërkohë, autoritetet besojnë se burri nga Schlesëig-Holstein vdiq gjatë fluturimit. Burri thuhet se ishte i infektuar me koronavirusi, zbuloi një autopsi. Aktualisht është duke u hetuar si dhe pse ai hipi në avionin e linjës ajrore Pegasus pavarësisht virusit.

You may also like