Askush nuk e do Ronaldon, Interi dhe Milani refuzuan portugezin pak ditë më parë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sipas “Corriere dello Sport” disa javë më parë Cristiano Ronaldo i është ofruar si Interit edhe Milanit nga agjenti i tij Jorge Mendes.

Portugezi kërkon që të largohet nga Manchester United dhe të luajë në Champions League, por dy skuadrat milaneze e kanë refuzuar me mirësjellje për shkak të projekteve sportive si dhe për shkak të pagës së frikshme që ka CR7: 24 milionë euro në sezon.

Kjo shifër konsiderohet e lartë edhe për Bayern, Chelsea, PSG, Atletico dhe Real, klube të tjera që gjithashtu i kanë thënë jo menaxherit Mendes.

Tashmë portugezi i ka vënë syrin Sportingut të Lisbonës, skuadër ku është rritur, që militon në Champions këtë sezon. Për pagën do ti duhet një ndihmë nga United, që duket se nuk është dakord me këtë lëvizje. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like