Asisti i Bardhit në fitoren e parë të Levantes pas 9-muajsh

by admin
Spread the love

Levante arriti të triumfojë me rezultatin 2-0 në ndeshjen kundër Mallorcas, ku morën tri pikët e para pas 20 ndeshjeve, transmeton Insporti.

Pjesë e këtij suksesit të Levantes ishte edhe mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi i cili asistoi për golin e epërsisë të skuadrës së tij.

Roberto Soldado dhe Morales shënuan dy golat për skuadrën e drejtuar nga Alesio Lisci. Levante nuk kishte fituar që nga edicionin i kaluar një ndeshje në La Liga.

Fitorja e fundit e kësaj skuadre në elitën e futbollit spanjoll daton më 10 prill të vitit të kaluar.

Levante deri tani ka arkëtuar vetëm 11 pikë, teksa qëndrimi në La Liga duket i pamundur.

/insporti.com

You may also like