ASH: Turp për gjyqësorin, organet e drejtësisë të mos tallen me viktimat e Llaskarcës dhe “Besa Transit”

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas anulimit të seancës për rastin e autobusit në Llaskarcë. Partia vleërson se i gjithë opinioni ishte dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sipas ASH-së, edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast.

“Përveç kësaj, dje u mbushën 1 vit edhe nga tragjedia me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari. As ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit. Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i japin fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre. Këto raste skandaloze e bëjnë të domosdoshëm vetingun dhe reformën rrënjësore në gjyqësor, prokurori dhe organet e tjera të sistemit shtetëror”, thuhet në reagimin e ASH-së.


You may also like