ASH: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal edhe një kriminel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin se po fal kriminelë, siç është rasti me të akuzuarin Sead Koçan, ish-bashkëpunëtorin e Nikolla Gruevskit.

“Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnisti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët. /SHENJA/


You may also like