ASH: Pa vullnet politik, është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit

by admin
Spread the love





Aleanca për Shqiptarët thotë se “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022” është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi.

Sipas kësaj partie, “në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të nënfinancuara dhe pavarësia e tyre po cenohet nga politika, dhe se gjyqësori është i politizuar, ndërsa drejtësia ngelet selektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”.

“Aleanca për Shqiptarët konsideron se mungesa e vullnetit politik, pamundëson luftën efektive kundër korrupsionit dhe se zgjidhja është e thjeshtë, respektivisht i domosdoshëm është vetingu, konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, dyfishimi i investimeve në drejtësi dhe në institucionet antikorrupsion”.

“Aleanca për Shqiptarët ka edhe vullnetin politik edhe guximin për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të bërë luftë pa kompromis kundër korrupsionit”, thonë nga ASH.







Artikulli paraprakU zunë për një vajzë, 15 vjeçari therr me thikë një 18 vjeçar nga Shkupi




You may also like