ASh: Në rast të ofertës për të hyrë në Qeveri, do të përpilojmë platformë konkrete me rëndësi për qytetarët

by admin
Spread the love

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ende nuk kanë ofertë konkrete nga ekzekutivi për përfshirjen e tyre të mundshme në Qeveri. Nga Aleanca theksojnë se në rast të ndonjë oferte, do të përpilohet platformë konkrete me kërkesa, si përgjigje ndaj ekzekutivit.

“Nuk kemi ende ofertë konkrete dhe as bisedime. Ka sinjale, i keni dëgjuar edhe vetë përfaqësuesit qeveritar se kanë interesim.

Por nëse vjen ndonjë kërkesë ose propozim për përfshirjen tonë në Qeveri, ne do të përpilojmë një platformë konkrete, program qeverisës me pikat që ne vlerësojmë se janë të rëndësishme për qytetarët dhe vendin dhe do tua paraqesim si përgjigje.

Nëse pranojnë të bëhen ato ndryshime, projekte, progres, do ta shqyrtojmë marrjen e përgjegjësive, nëse jo, ne nuk jemi për pazare të tjera”, thonë nga ASH.

You may also like