ASH: MPJ të thërret ambasadorin rus dhe të dënojë provokimet e bëra nga ambasada ruse në Shkup

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në Twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Sipas tyre, Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.

“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë. Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor.”

Ditë më parë, ambasada ruse në Shkup, shkroi në Twitter: “Kosova është Serbi, Krimeja Rusi”.

You may also like