ASH-ja pjesë e Qeverisë – s’ka asgjë konkrete! – Shqip

by admin
Spread the love

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE – KRYEMINISTRIT IA PREZANTOVA PAKON E MASAVE”  

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në Klan Debat, konfirmoi se brenda tre muajve dy herë është takuar me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ai u shpreh u prerë se nuk ka asgjë konkrete rreth informacioneve se ASH-ja do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. Taravari, rreth kësaj teme, premtoi se do të jetë transparent.

”Jemi munduar çdoherë të jemi transparent, unë i kam ndjek vetë 20-30 debate disa analistë të cilët thonin se Aleanca i ka marrë këto ministri, shumë shpejtë do hyjë në Qeveri, puna e Qeverisë punë e kryer e shumë gjëra tjera. Unë gjithmonë kam thënë se s`ka asgjë konkrete, kanale politike, kemi interes edhe nga BDI edhe nga LSDM që ASH-ja të jetë pjesë e Qeverisë por ende nuk ka diçka konkrete. Nëse ka marrëveshje nuk ka pse e fshehi këtë, nuk kam pse e mohoj” – tha Arben Taravari.

Në njërin prej takimeve me Kryeministrin Kovaçevski, kreu I ASH-së, Arben Taravari, tha se temë kanë qenë edhe ndryshimet kushtetuese respektivisht nëse shumica ka numrat e nevojshme për të votuar këto ndryshime. Taravari u shpreh se, për këtë cështje, do t`I takojë të gjitha partitë politike, për të prezantuar pakon e masave.

“U hap biseda e ndryshimeve kushtetuese. Mora informata kur planifikojnë që të hapet kushtetuta, si qëndrojnë me numrat. Këtë kërkova informatë, ai kërkoi cfarë janë kushtet tona, unë ia tregova pakon e masave – antikorrupsioni dhe funksionimi I shtetit të së drejtës dhe gjuha shqipe mos të emërohet si  gjuhë që e flasin 20% e popullatës në RMV” – deklaroi Taravari.

Në Klan Debat, kreu I ASH-së, Arben Taravari, mes tjerash është prononcuar edhe rreth funksionimit të partisë por edhe rreth shumë sfidave të ndryshme me të cilët përballen partitë politike por edhe qytetarët e këtij vendi. /KlanMacedonia/

You may also like