ASH-ja në Qeveri për shkak të matematikës – Shqip

by admin
Spread the love

“QESHARAKE TEZA SE DO TË SIGUROHEN 80 VOTA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE”

Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së e ka quajtur qesharake tezën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, se hyrja e kësaj partie në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve. Sipas tij, sic percjell KlanM, të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka.

“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravri, e njoh një tjetër dhe më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo dicka tjetër, vetë duhet ta thotë. Ndoshta është I shantazhuar, kësi biseda dëgjohen nëpër kuloare, por nuk dua të spekuloj” – tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët, sic njofton KlanM, në mbledhjen e së shtunës në Tetovë,  formoi ekipin negociator për hyrje eventuale në koalicioni Qeveritar. Sipas liderit partiak, Arben Taravarit, hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri do t`I jepte mundësi sigurimit të 2/3 të votave për ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like