ASH: Gjykatat “Sfarovski-LuisViton”, avokatë të krimit dhe korrupsionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “LuisViton”, tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit.
Sot, njëri nga të akuzuarit për vepra më të rënda kriminale dhe korruptive, Sasho Mijallkov, shpëtoi nga tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend.
Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku gjykatat themelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështu të zvarriten proceset pafundësisht.
Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa konfirmon konstatimin e Aleancës për Shqiptarët se vendit i duhet një mision ndërkombëtarë që do të zbatojë reformë të mirëfilltë.


You may also like